Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i ofrojnë Ukrainës informacione për operacionet e forcave ruse në rajonin e Donbasit.
“Ne po u ofrojmë atyre informacione për të kryer operacione në Donbas. Kjo është e saktë”, tha Austin, derisa iu përgjigj pyetjes së senatorit Tom Cotton të enjten, raportoi CNN-i.
Është hera e parë që një zyrtar amerikan ka pranuar publikisht rolin e SHBA-së në operacionet e Ukrainës në këtë luftë.
Në fillim të këtij muaji, Shtëpia e Bardhë pranoi se SHBA-ja ka dërguar sasi të konsiderueshme informacionesh të detajuara dhe në kohë, në Ukrainë lidhur me planet dhe lëvizjet e Rusisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së: Ukraina mund ta fitojë luftën
-
Pentagoni thotë se SHBA-ja do të luajë rol minimal në garantimin e sigurisë së Ukrainës
-
SHBA-ja do të rikthejë ndihmën e inteligjencës dhe të sigurisë për Ukrainën
-
SHBA-ja po dërgon ndihmë ushtarake prej 425 milionë dollarësh në Ukrainë
-
SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën