Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja njofton tarifa të reja, Kina me normën më të lartë

Tarifat

Foto: Associated Press

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një sërë tarifash të reja doganore ndaj disa prej partnerëve të tyre më të mëdhenj tregtarë.

Tarifat po vendosen pas një hetimi të kryer në bazë të nenit 301, i cili shqyrtoi kapacitetet e tepërta strukturore dhe prodhimin në sektorët e industrisë përpunuese.

Ekonomitë që janë subjekt i këtyre hetimeve janë: Kina, Bashkimi Evropian, Singapori, Zvicra, Indonezia, Malajzia, Kamboxhia, Tajlanda, Koreja e Jugut, Vietnami, Tajvani, Bangladeshi, Japonia dhe India.

Tarifa të ndryshme do të zbatohen në varësi të shtetit dhe produkteve.

Kina përballet me normën më të lartë, deri në 40 për qind, e ndjekur nga Vietnami me deri në 35 për qind. Ndërsa vendet e tjera do të përballen me tarifa prej 20 ose 25 për qind.

Megjithatë, disa prej këtyre tarifave do të jenë efektivisht më të ulëta, për shkak të kufizimeve maksimale që presidenti Donald Trump ka miratuar më herët në marrëveshjet me disa prej këtyre vendee.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

SHBA-ja pritet të njoftojë plane për tarifa të reja ndaj dhjetëra vendeve

SHBA-ja po përgatitet të njoftojë plane për tarifa të reja për disa vende të mërkurën, raporton...