Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Laporta me mesazh të drejtpërdrejtë për Real Madridin

Laporta

 

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dërguar një mesazh në drejtim të Real Madridit, në një kohë kur tensionet ndërmjet dy klubeve vazhdojnë të jenë të larta.
Kreu i Barcelonës ka ironizuar me qëndrimin e madrilenëve ndaj gjigantit katalunjas, duke thënë se Reali duhet t’i paguajë Barcelonës për përdorimin e vazhdueshëm të emrit dhe imazhit të saj.
Laporta përdori termin “royalties”, duke lënë të kuptohet se Real Madridi po e përmend aq shpesh Barcelonën, saqë duhet të paguajë për këtë.
Përplasja e fundit vjen në vazhdën e polemikave rreth çështjes Negreira, e cila ka tensionuar marrëdhëniet ndërmjet dy klubeve.
Florentino Perez dhe drejtuesit e Real Madridit kanë bërë vazhdimisht deklarata kritike ndaj Barcelonës për pagesat e bëra ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira.
Nga ana tjetër, Barcelona i ka kundërshtuar akuzat dhe ka ndërmarrë hapa ligjorë lidhur me deklaratat e presidentit të Real Madridit.
“Disi, ata po bëjnë promovim të vetes në kurriz të Barcelonës. Mendoj se do të vijë një moment kur do të na duhet të kërkojmë pagesë për të drejtat e imazhit, sepse po e përdorin atë në mënyrë të padrejtë. E vetmja gjë që shoh është se Reali i Madridit nuk ndalet së foluri për Barcelonën. Në fund, do të na duhet të kërkojmë pagesë për këtë promovim. Ata dinë të flasin vetëm për këtë çështje”, deklaroi Laporta.