Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja ndihmon me 1 miliard dollarë Kolumbinë në ditën e parë të mandatit të presidentit të ri

Abelardo de la Espriella

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kolumbisë 1 miliard dollarë ndihmë, në ditën kur presidenti i ri i vendit, Abelardo de la Espriella, mori zyrtarisht detyrën.

De la Espriella, aleat i presidentit amerikan Donald Trump, në fjalimin e parë si president premtoi një “luftë totale” kundër asaj që e cilëson si “narko-terorizëm”.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi mbështetjen financiare si pjesë të një pakete të sigurisë, e cila synon të ndihmojë presidentin e ri në realizimin e “objektivave të përbashkëta” të dy vendeve, përfshirë luftimin e krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.

De la Espriella pason presidentin e majtë Gustavo Petro, i cili gjatë mandatit të tij pati përplasje të shpeshta me presidentin amerikan Trump.

Trumpi e kishte mbështetur De la Espriellan gjatë fushatës zgjedhore dhe, pas fitores së tij në qershor, deklaroi se pret “marrëdhënie shumë më të mirë” me presidentin e ri kolumbian.

Edhe Kandidati i mbështetur nga Trumpi fiton zgjedhjet presidenciale në Kolumbi Botë Kandidati i mbështetur nga Trumpi fiton zgjedhjet presidenciale në Kolumbi

Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë edhe një delegacion amerikan i udhëhequr nga Todd Blanche, në atë kohë ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, i cili më vonë u konfirmua në këtë post. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

De la Espriella zgjodhi të betohej si president jo në kryeqytetin Bogota, por në qytetin e trazuar të Kalit, në pjesën perëndimore të vendit. Zgjedhja e këtij qyteti synoi të përcillte mesazh të qartë për qasje më të ashpër ndaj grupeve të armatosura ilegale që veprojnë në këtë rajon.