Ambasada e SHBA-së në Sarajevë ka kritikuar anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, që i ka ndarë dekoratë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Po ashtu nga Ambasada është kritikuar vendimi i Dodikut për të festuar sot ditën e Republika Srpskas, ndonëse është e ndaluar me vendimin e Gjykatës Kushtetute të Bosnjës-Hercegovinës.
SHBA-ja ka bërë paralajmërim edhe për ata që po thërrasin për pavarësi të Republika Srpskas.
“Vendimi i Milorad Dodikut për t’i dhuruar një dekoratë Vladimir Putinit, njeriu që lansoi një pushtim të paprovokluar të Ukrainës që ka rezultuar me mijëra civilë të vdekur dhe shkatërrime masive të infrastrukturës, është e qortueshme. Ishte refuzim i vlerave të komunitetit euroatlantik dhe rendit ndërkombëtar. Po ashtu vendimi i z Dodikut për ta festuar Ditën e Republika Srpskas më 9 janar është ilegal. Shkel vendimin e Gjykatës Kushtetute të Bosnjë Hercegovinës. Thirrjet për pavarësi të Republika Srpskas të përsëritura dje janë tentime për të minuar shtetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe për të shtyrë shtetin drejt një rruge të rrezikshme. Republika Srpska vetëm do ta shkatërrojë veten dhe ata rreth kësaj iniciative”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Sarajevë.
— US Embassy Sarajevo (@USEmbassySJJ) January 9, 2023
-
SHBA-ja i përgjigjet Dodikut: Ndarja nënkupton fundin e Republika Srpskas
-
Dodiku u bën thirrje serbëve ta mbrojnë Republikën Sërpska
-
Rusia thotë se vendimi i gjykatës për Dodikun rrezikon ekzistencën e Bosnjës
-
Gjykata Kushtetuese e Bosnjës pezullon zbatimin e ligjeve jokushtetuese të Dodikut
-
Rubio: Veprimet e Dodikut destabilizuese, partnerët në rajon t’i dalin kundër