Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka bërë thirrje të martën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që të votohet për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB, raporton agjencia AP.
“Rusia po e përdor anëtarësimin në Këshillin për të Drejtat e Njeriut si platformë për propagandë për të sugjeruar se Rusia ka shqetësim legjitim për të drejtat e njeriut”, ka thënë Thomas-Greenfield.
Çdo rezolutë për të pezulluar anëtarësimin e Rusisë kërkon që dy të tretat e shteteve anëtare të votojnë pro.
Ambasadorja amerikane ka thënë se ka dëshmi të shumta se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë.
“Ne të gjithë kemi parë fotot e tmerrshme. Trupa të pajetë që qëndrojnë në rrugë me gjasë të ekzekutuar. Duart e lidhura prapa shpinës”, ka thënë Thomas-Greenfield.
-
Rusia kërkon t’i bashkohet Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut
-
Blinken kërkon largimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
-
SHBA-ja abstenon në rezolutën e OKB-së për armëpushim në Ukrainë
-
SHBA-ja s’pret që Rusia e Kina të bashkëpunojnë me anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
-
Rusia dështon të rizgjidhet anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut