Washingtoni do të bashkëpunojë me aleatët “brenda dhe jashtë Organizatës së Kombeve të Bashkuara” për të ndaluar Korenë e Veriut që të zhvillojë aktivitete të paligjshme, ka thënë të mërkurën e dërguara e lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas-Greenfield.
Linda Thomas-Greenfield i bëri këto komente në një konferencë shtypi të mbajtur në Seul gjatë vizitës së saj katër-ditore në Korenë e Jugut, raporton AP.
Ambasadorja ka thënë se ajo nuk pret që Rusia dhe Kina të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe të bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ta mbajtur Phenianin përgjegjës për shkeljen e sanksioneve.
Thomas-Greenfield është takuar edhe me presidentin Yoon Suk Yeol. Ajo ka zhvilluar gjithashtu bisedime edhe me ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes të vendit mbi zbatimin e sanksioneve të reja të OKB-së kundër Koresë së Veriut dhe mënyrat për të monitoruar aktivitetet e regjimit autokratik.
-
Tensione në OKB, SHBA-ja lëshon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit gjatë fjalës së Francës
-
SHBA-ja abstenon në rezolutën e OKB-së për armëpushim në Ukrainë
-
SHBA-ja godet Rusinë dhe Korenë e Veriut me sanksione
-
Rusia i thotë OKB-së se bashkëpunimi me Korenë e Veriut nuk shkel të drejtën ndërkombëtare
-
Koreja e Veriut e Rusia, “tërmet” me lëvizjet e fundit në luftën në Ukrainë