Departamenti Amerikan i Shtetit e ka miratuar shitjen e armëve në Tajvan, që vlerësohet të jetë me vlerë 2.2 miliardë dollarë. Marrëveshja është për 108 tanke Abrams, 250 raketa Stinger dhe pajisje të ngjashme.
Muajin e kaluar, ministria e Jashtme e Kinës i kishte kërkuar SHBA-së të ndalë shitjen, duke e quajtur atë si vendim jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe të dëmshëm, transmeton KTV. Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj, që duhet të bashkohet me forcë nëse është e nevojshme.
Kina gjithashtu bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të respektojnë politikën, sipas së cilës, SHBA-ja ka lidhje formale vetëm me Kinën dhe jo me Tajvanin.
Artikuj të ngjashëm
-
Xi i kërkon Trumpit “të ketë kujdes” kur armatos Tajvanin
-
SHBA-ja armatos Arabinë e Izraelin, vlera mbi 15 miliardë dollarë
-
Trumpi paralajmëron se do ta thyejë protokollin 47-vjeçar në lidhje me Tajvanin
-
Kina konfirmon planin për blerjen e 200 avionëve Boeing nga SHBA-ja
-
Presidenti tajvanez thotë se vendi i tij nuk i përket Pekinit