Një qytetare ruso-amerikane është liruar nga burgu si rezultat i marrëveshjes së fundit për shkëmbimin e të burgosurve ndërmjet Washingtonit dhe Moskës, raporton BBC.
Balerina Ksenia Karelina, banore në Los Angeles, kishte qenë e burgosur në Rusi për më shumë se një vit, pasi që ishte arrestuar në qytetin e Yekaterinburg në fillim të vitit 2024.
Ajo ishte shpallur fajtore për tradhti, për shkak se i kishte dhuruar para një organizate bamirëse me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që dërgonte ndihma humanitare në Ukrainë. Gjykata e kishte dënuar atë me 12 vjet burgim.
Gjatë shkëmbimit, raportohet se SHBA-ja e ka liruar Arthur Petrovin. I njëjti ka nënshtetësi të dyfishtë gjermano-ruse. Ai ishte arrestuar në Qipro në vitin 2023.
Shkëmbimi i të burgosurve ndodhi në Abu Dhabi në orët e para të së enjtes.
-
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 185 të burgosur lufte
-
Rusia liron studiuesin politik francez në shkëmbim të burgosurish për një basketbollist
-
BE-ja mban diplomatët në Ukrainë, dëshiron më shumë presion mbi Rusinë
-
BE-ja vendos sanksione për rrëmbimin nga Rusia të mijëra fëmijëve ukrainas
-
Kuba liron 2010 të burgosur ndërsa SHBA-ja ushtron presion ndaj qeverisë së saj