Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer nga 25 të burgosur lufte pas negociatave me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka raportuar Reuters.
“Këta janë ushtarët dhe civilët tanë” ka shkruar presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në rrjetin social X. Ai ka theksuar se shumë të burgosur ukrainas kanë pasur probleme shëndetësore dhe se u duhet ndihmë mjekësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar se të burgosurit rus për momentin gjenden në Bjellorusi duke pranuar ndihmë mjekësore. “Shërbyesit e liruar do të transportohen për në Federatën Ruse për trajtim dhe rehabilitim në institucionet mjekësore të Ministrisë së Mbrojtjes ruse”, thuhet në njoftim.
Zelensky ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe, që kanë ndërmjetësuar shkëmbime të ngjashme edhe më herët.
Qendra ukrainase e koordinimit për çështjet e të burgosurve të luftës ka deklaruar se i burgosuri më i ri ishte 24-vjeçar dhe më i vjetri ishte 60-vjeçar.