Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja e njoftoi Houthin se do ta bombardonte

Shtetet e Bashkuara kishin njoftuar grupin rebel Houthi përpara se të kryenin sulme ajrore në pozicionet e tyre në Jemen, sipas burimeve të Sky News Arabia.

Avionët luftarakë, anijet dhe nëndetëset amerikane dhe britanike kryen sulme në të gjithë Jemenin gjatë natës në përgjigje të bllokadës së Houthit në Detin e Kuq.

“Këto sulme specifike janë një mesazh i qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë nuk do të mbyllin sytë ndaj sulmeve ndaj personelit tonë ose nuk do të lejojnë palët armiqësore të kërcënojnë lirinë e lundrimit”, ka thënë presidenti amerikan Joe Biden.

Houthi ishte i informuar për sulmet, gjë që është tregues i qartë i synimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të minimizuar dëmet dhe për të mos ndërmarrë përgjigje që do të përkeqësonte përshkallëzimin në Detin e Kuq.

Në të njëjtin kontekst, Wall Street Journal, duke cituar një zyrtar amerikan të mbrojtjes dhe një burim të afërt me Houthit, raportoi se grupi rebel kishte transferuar tashmë disa armë dhe pajisje të rëndësishme përpara sulmit.

Shpërthime gjatë mbrëmjes së djeshme pati në të gjithë Jemenin, ndërsa sulmet kishin në shënjestër një bazë ushtarake pranë aeroportit Sana'a, një vendndodhje ushtarake pranë aeroportit Taiz, bazën detare Houthi në Hodeidi dhe vendet ushtarake në provincën Hajjah.

Zyrtarët e Houthit kanë thënë se këto sulme nuk do të mbeten pa u ndëshkuar.

Artikuj të ngjashëm