Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja e Japonia ia tregojnë Kinës muskujt ushtarakë

Këmbësoria e Forcave Vetëmbrojtjes të Japonisë dhe Marina e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë mbajtur manovra të përbashkëta të martën në rrethinën e Shizukës, derisa dy shtetet po mundohen të fuqizojnë bashkëpunimin ushtarak për t’iu kundërvënë ngritjes së aktivitet ushtarak të Kinës fqinje.

Dy vendet kanë konfirmuar se ushtrimet do të zgjasin deri më 25 mars. Në manovra janë përfshirë edhe fluturake të sofistikuara që përdoren nga trupat japoneze, por edhe helikopterë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dy vendet kanë lidhje të ngushta ekonomike e ushtarake, me Japoninë që u është bashkuar shqetësimeve të Perëndimit pas fuqizimit ushtarak të Kinës, rivale e madhe e Japonisë në Azi.