Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja dhe Filipinet forcojnë bashkëpunimin në Detin Jugor të Kinës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Filipinet kanë kryer ushtrime të përbashkëta ajrore dhe detare në Detin Jugor të Kinës në kohën e agresivitetit kinez në rajon. Aeroplanët e forcave ajrore të Filipineve kanë marrë pjesë në patrullimet e përbashkëta në veri të Filipineve rreth 200 kilometra larg Tajvanit, ishull të cilin Kina pretendon ta aneksojë.

Ushtrimet e përbashkëta ushtarake janë mbajtur pasi presidenti i Filipineve deklaroi se situata në Detin Jugor të Kinës është shumë e tmerrshme për shkak të pretendimeve të Kinës ndaj disa shteteve.

Kina pretendon se krejt Deti Jugor është territor i saj dhe kjo ka nxitur mosmarrëveshjet me shtetet si Filipinet, Vietnami, Malajzia dhe Tajvani. Në fillim të muajit rojat bregdetare të Kinës fundosën një anije të Filipineve.