Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja përsërit paralajmërimin për mbrojtjen e Filipineve pas incidentit me anijet kineze

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur një paralajmërim të hënën se do të mbrojnë Filipinet në rast të një sulmi të armatosur, pasi anijet kineze u përplasën me dy anije filipinase jashtë një bregu të kontestuar në Detin e Kinës Jugore.

Nuk u raportua për të lënduar, por nga përplasjet u dëmtua një anije e rojës bregdetare të Filipineve dhe një varkë furnizimi prej druri.

Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr. thirri një takim urgjent me sekretarin e mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë dhe të sigurisë për të diskutuar armiqësitë e fundit në ujërat e diskutueshme, shkruan AP.

Filipinet dhe fqinjët e tjerë të Kinës i kanë rezistuar pretendimeve gjithëpërfshirëse territoriale të Pekinit mbi pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore dhe kanë kërkuar mbështetjen ushtarake të SHBA-së teksa incidentet e tilla po shumëfishohen.