Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni thotë se SHBA-ja do t’i mbrojë Filipinet nëse i sulmon Kina

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka paralajmëruar Kinën se SHBA-ja do t’i mbrojë Filipinet në rast të një sulmi në Detin Jugor Kinez, raporton BBC.

Deklarata e tij erdhi vetëm pak ditë pas dy përplasjeve mes anijeve filipinase dhe kineze në ujërat e kontestuar.

Deklarata e Bidenit në lidhje me situatën në Detin Jugor Kinez ishte më e fuqishmja e tij që kur u rritën tensionet mes Pekinit e Manilas.

“Dua të jem i qartë – dua të jem shumë i qartë: angazhimet e SHBA-së në fushën e mbrojtjes ndaj Filipineve janë të hekurat. Marrëveshja e mbrojtjes e SHBA-së me Filipinet është e hekurt”, tha Biden.

E nënshkruar në vitin 1951, Trakti për Mbrojtje të Ndërsjellë, detyron SHBA-në e Filipinet të mbrojnë njëra-tjetrën në rast të ndonjë sulmi të armatosur.

“Çdo sulm ndaj aeroplanëve, anijeve e forcave të armatosura filipinase do të aktivizojnë Traktatin e Mbrojtjes së Ndërsjellë me Filipinet”, ka thënë Biden të mërkurën.