Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja e gatshme të shkëmbejë trafikantin rus me basketbollisten dhe marinsin amerikan

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkurën se do të flasë në telefon me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, në ditët në vijim dhe do ta bëjë presion që t'i përgjigjet një oferte që Uashingtoni ka bërë për të siguruar lirimin e qytetarëve amerikanë të arrestuar nga Moska, shkruan të mërkurën Reuters.

Duke folur në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit, Blinken tha se Shtetet e Bashkuara i kanë bërë një "ofertë thelbësore" Moskës, në mënyrë që të kthejë në shtëpi yllin e basketbollit Brittney Griner dhe ish-marinsin Paul Whelan, megjithëse ai nuk pranoi të zbulonte se çfarë do të përfshinte marrëveshja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Basketbollistja Griner po gjykohet në Moskë, pasi është zënë me substanca narkotike, derisa Whelan sipas Rusisë, është spiun dhe për këtë vepër është dënuar më 16 vjet burgim më 2018.

CNN ndërkohë raporton se administrata Biden do t’i ofrojë Rusisë në shkëmbim trafikantin rus të armëve, Viktor Bout, i dënuar në SHBA me 25 vjet burgim.