Botë

Blinkeni i kërkon Lavrovit lirimin e amerikanëve të arrestuar

Antony Blinken

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka bërë një telefonatë të rrallë homologut të tij rus që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe i ka kërkuar Moskës që të lirojë menjëherë një gazetar të Wall Street Journal i cili u arrestua javën e kaluar si dhe një tjetër amerikan të burgosur në Rusi për më shumë se katër vjet, thotë Departamenti i Shtetit.

Në telefonatën me Sergej Lavrov, Blinken përcolli “shqetësim të madh” për ndalimin e gazetarit Evan Gershkovich nga Kremlini për akuza për spiunazh, sipas një komunikate e cila jep detaje të thirrjes nga Departamenti i Shtetit.

Blinken gjithashtu kërkoi lirimin e menjëhershëm të Paul Whelan, për të cilin deklarata thoshte se ishte arrestuar gabimisht.

Whelan, një ekzekutiv i sigurisë së korporatës së Miçiganit, është burgosur në Rusi që nga dhjetori 2018 me akuza për spiunazh që familja e tij dhe qeveria amerikane kanë thënë se janë të pabaza.