Sistemi rus i drejtësisë e ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich, i cili ua arrestua në mars me akuzat për spiunim. Ai dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara i mohojnë kategorikisht akuzat.
“Akuzat kundër Evanit janë të pabaza dhe ne i bëjmë 6thirrje Federatës Ruse që menjëherë ta lirojë. Ne kërkojmë gjithashtu për lirimin e menjëhershëm të Paul Whelanit. Paul është mbajtur qe më shumë se katër vjet në Rusi. Të dytë meritojnë të kthehen tani te familjet e tyre”, ka thënë Lynne Tracy, ambasadorja e SHBA-së në Rusi.
Reporteri i “Wall Street Journalit” është korrespodenti i parë amerikan që nga Lufta e Ftohtë që burgoset në Rusi me akuzat për spiunim dhe arrestimi i tij ka sfiduar gazetarët rusë. Njëherësh, ka shkaktuar zemërim në Perëndim.
Shumë gazetarë ishin të pranishëm në gjykatore, derisa Gershkovichi është dukur i qetë brenda kafazit të xhamtë në pritje të shqyrtimit të apelit.
“Unë vetëm mund të them se sa e tmerrshme ishte ta shihje Evanin, një gazetar të pafajshëm të mbajtur në ato rrethana. E kam takuar dje Evanin në burgun Lefortovo. Ishte hera e parë që iu lejua qasja këshillimore prej burgosjes së tij të gabueshme dy javë më parë”, ka shtuar Tracy.
Shërbimi Federal i Sigurisë e arrestoi 31-vjeçarin në Jekaterinburg ndhe akuzoi se u përpoq të siguronte informacione sekrete për një fabrikë ruse të armëve.
Wall Street Journal ka bërë të ditur se të gjitha pretendimet ruse janë të rreme dhe se Gershkovich po kryente vetëm punën e tij profesionale si gazetar. Me vendimin e tij të gjykatës, ai do të mbetet në paraburgim deri më 29 maj. Gershkovich mund të dënohet me mbi 20 vjet burgim nëse shpallet fajtor.