Reporterit të “Wall Street Journal” i është vazhduar paraburgimi në Rusi deri në fund të muajit gusht nën akuzat për spiunazh.
Në gjykatë ka shkuar edhe ambasadorja amerikane në Moskë, Lynn Tracy, mirëpo asaj nuk i është lejuar hyrja në seancën për gazetarin, Evan Gershkovich.
Ai ishte arrestuar në fund të muajit mars teksa po hulumtonte për një shkrim.
Gershkoviq dhe asistenti i tij kanë mohuar se janë spiunë amerikanë në Rusi.
SHBA-ja ka deklaruar se shtetasi i saj po mbahet në burg pa asnjë arsye dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.
Sigurimi rus e ka arrestuar atë në qytetin Yekaterinburg dhe në rast se shpallet fajtor për spiunazh, ai mund të dënohet deri në 20 vjet burgim.
Edhe
Moska hedh poshtë ankesën e Gershkovichit, e mban në burg deri në fund të qershorit
Ai është arrestuar mirëpo deri më tani shteti rus nuk ka prezantuar prova që përkrahin akuzën për spiunazh.
Gershkovich po mbahet në burgun Lefortovo të Moskës, që njihet për kushtet e rënda të qelive.
-
Gjykata ruse ia zgjat paraburgimin gazetarit të “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich
-
Rusia ia vazhdon paraburgimin gazetarit amerikan Evan Gershkovich
-
Gjykata ruse ia zgjat paraburgimin gazetarit të “Wall Street Journal”
-
Akuza për spiunim, SHBA-ja i quan të rreme pretendimet ruse për gazetarin e WSJ-së