Gjykata në Moskë ka vazhduar paraburgimin për gazetarin e “Wall Street Journal”, Evan Gershkoviq.
Nën akuzat për spiunazh, ai do të mbahet në paraburgim deri më 30 mars.
Konsulli i përgjithshëm i SHBA-së, Stuart Wilson, ka marrë pjesë në seancën gjyqësore, e cila ishte e mbyllur për publikun, për shkak që sipas autoriteteve rasti penal kundër gazetarit amerikan është i klasifikuar.
32-vjeçari u arrestua teksa po raportonte nga qyteti rus Yekaterinburg, rreth 2 mijë kilometra në lindje të Moskës.
Artikuj të ngjashëm
-
Moska hedh poshtë ankesën e Gershkovichit, e mban në burg deri në fund të qershorit
-
Gjykata ruse ia zgjat paraburgimin gazetarit të “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich
-
Gjykata ruse ia zgjat paraburgimin gazetarit të “Wall Street Journal”
-
Rusia vazhdon paraburgimin për reporterin e mediumit amerikan
-
Rusia e dënon gazetarin amerikan me 16 vjet burgim