Basketbollistja Brittney Griner ka folur për herë të parë qëkur u lirua nga burgu në Rusi, kur u bë shkëmbimi mes SHBA-së dhe Rusisë me të dënuarin për tregti armësh, Viktor Bout.
Ajo falënderoi Administratën e presidentit Joe Biden dhe ka thënë se Shtëpia e Bardhë është e vendosur që ta sjellë në shtëpi edhe ish-marinsin amerikan, Paul Whelan, i cili mbetet i burgosur në Rusi.
“Është kaq i mirë rikthimi në shtëpi!”, ka shkruar Griner në Instagram. “Dhjetë muajt e fundit kanë qenë betejë në çdo hap. Mbajta gjallë shpresën dhe ka qenë falë jush që më keni ndihmuar të vazhdojë. Nga thellësia e zemrës, ju faleminderit të gjithëve për ndihmën”, është shprehur Griner.
Artikuj të ngjashëm
-
Ylli i NBA-së arrin në SHBA pasi u mbajt për 10 muaj në Rusi
-
SHBA-Rusi, pamje nga shkëmbimi dramatik i të burgosurve
-
Basketbollistja amerikane lirohet në shkëmbim me tregtarin rus të armëve
-
Rusia liron basketbollisten amerikane në shkëmbim të trafikantit rus të armëve
-
Bideni ka një kusht për takim me Putinin