Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni ka një kusht për takim me Putinin

Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se nuk ka parë ndonjë lëvizje nga presidenti rus, Vladimir Putin, për lirimin e yllit të basketbollit amerikan, Brittney Griner.

"Jo nga Putini”, tha Biden kur u pyet nëse ai kishte parë ndonjë veprim në rastin e basketbollistes Griner.

Në një intervistë për CNN-in, Bideni ka thënë se do të ishte i gatshëm të takonte Putinin në samitin e ardhshëm të G20-s në Indonezi nëse Putini do të ishte i gatshëm të diskutonte lirimin e Grinerit.

"Nuk kam ndërmend të takohem me të. Por për shembull, nëse ai do të vinte tek unë në G20 dhe do të thoshte se dua të flasë për lirimin e Grinerit, do të takohesha me të”, ka thënë Bideni.

Një gjykatë në Rusi e ka dënuar më 4 gusht yllin e basketbollit të femrave të SHBA-së me nëntë vjet burgim për posedim dhe kontrabandë të drogës.

Gjyqtarja e rastit, Anna Sotnikova, ka thënë se 31-vjeçarja Griner solli ilegalisht drogë në Rusi.