Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është pajtuar që të dërgojë një ekip të zyrtarëve të tij në Washington, për të diskutuar me administratën e Bidenit për sulmin e planifikuar izraelit në Rafah, ka bërë të ditur këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan.
Marrëveshja për të zhvilluar bisedime për Rafahun, vjen pas bisedës që presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri Netanyahu, kanë zhvilluar në telefon, komunikimi i tyre i parë në më shumë se një muaj, ndërsa ndasitë janë rritur ndërmjet aleatëve lidhur me krizën e ushqimit në Gaza, raportoi AP.
Sullivan ka deklaruar se bisedimet do të zhvillohen në ditët në vijim, dhe në to pritet të përfshihet ushtria, inteligjenca dhe ekspertët humanitarë.
Shtëpia e Bardhë ka qenë skeptike lidhur me planin e Netanyahut për të zhvilluar një sulm në qytetin jugor të Rafahut, ku janë të strehuar 1,5 milionë palestinezë të zhvendosur, ndërsa Izraeli po synon ta eliminojë Hamasin, pas sulmit të 7 tetorit.
-
Bideni bisedon me Netanyahun ndërsa po shtohet presioni ndaj Izraelit për Rafahun
-
Netanyahu e refuzon kërkesën e Bidenit për ta anuluar sulmin në Rafah
-
Netanyahu do të dërgojë delegacion në Washington për të diskutuar për Rafahn
-
Bideni i kërkon Netanyahut të dalë me një plan për mbrojtjen e civilëve
-
Trumpi fton për të katërtën herë Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë