Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Australia krijojnë paktin historik të sigurisë

Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia, kanë njoftuar se kanë krijuar një pakt të veçantë sigurie, për të ndarë teknologjitë e përparuara, duke përfshirë njohuritë e nëndetëseve me energji bërthamore.

Partneriteti i emëruar “Aukus” synon “ të mbrojë interesat tona në Indo-Paqësor”, kanë deklaruar udhëheqësit e tri shteteve, përmes një komunikate të përbashkët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Së bashku me teknologjinë, edhe bazat industriale dhe zinxhirët e furnizimit gjithashtu do të ndahen.

Pakti i mbrojtjes mund të bëjë që Australia të anulojë një marrëveshje për ndërtimin e nëndetëseve të saj tw dizajnuara nga Franca, raportojnë mediat australiane.

Franca ka fituar tenderin prej 50 miliardë dollarëve australian për të ndërtuar 12 nëndetëse për ushtrinë australiane në vitin 2016. Kjo marrëveshje ishte kontrata më e madhe e mbrojtjes që ka bërë ndonjëherë shteti australian.

Mirëpo, ndërtimi i nëndetëseve është goditur nga vonesa të shkaktuara kryesisht për shkak të kërkesës së Canberras që shumë përbërës të burojnë në vend.