Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Katari, sot kanë nënshkruar një marrëveshje për luftë kundër terrorizmit dhe financimit të terrorizmit, gjatë një vizite në Doha nga sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson.
Tillerson sot pas nënshkrimit të marrëveshjes, po vazhdon takimin me ministrin e Jashtëm të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, në Doha, për të zgjidhur një mosmarrëveshje mes Katarit dhe vendeve të saj fqinje të Gjirit, shkruan Aljazeera, transmeton Koha.net.
Mohammed ka thënë se nënshkrimi nuk ka lidhje me krizën e fundit dhe me bllokadat e imponuara kundër Katarit.
“Sot, Katari u bë vendi i parë që nënshkruajti një memorandum të marrëveshjes me SHBA, ne i bëjmë thirrje vendeve fqinje të bashkohen me ne si nënshkrues të këtij memorandum mirëkuptimi”, tha ai.
-
SHBA-ja dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje historike nukleare
-
Trumpi autorizon marrëveshjen që i lejon Arabisë Saudite të pasurojë uranium
-
Trump: Bisedimet me Iranin do të vazhdojnë, por armëpushimi ka marrë fund
-
Marrëveshja prishet nëse Izraeli sulmon Libanin, thotë Irani
-
Vance: Trumpi mund të publikojë marrëveshjen paraprake me Iranin para së premtes