Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, bëri sot thirrje që t’i jepet fund përplasjes mes bllokut të drejtuar nga Arabia Saudite dhe Katarit.
“Nuk është në interesin më të mirë të rajonit, nuk është në interesin më të mirë të botës”, deklaroi kryediplomati amerikan në Kuvajt, ndalesa e parë e një turi që do e çojë në tre vende të Lindjes së Mesme.
“Ne të gjithë kemi të njëjtat kërcënime, kërcënimet nga Al Kaeda dhe ISIS-i, si dhe nga Republika Islamike e Iranit”, tha ai në një konferencë për shtyp krahas ministrit të Jashtëm të Kuvajtit, Sabah Al Khaled.
Në qershor të vitit 2017, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti thyen lidhjet diplomatike dhe të transportit me Katarin, duke e akuzuar se po sponsorizon terrorizmin, një akuzë që Doha e ka mohuar. ATSH
-
Pompeo në Arabinë Saudite, kërkon “koalicion global” kundër Iranit
-
Mbreti saudit i bën thirrje Iranit që t'i japë fund "qasjes negative" në rajon
-
Arabia Saudite dëshiron lidhje të mira dhe speciale me Iranin
-
Arabia Saudite dhe Irani zhvillojnë bisedime për të përmirësuar marrëdhëniet mes tyre
-
SHBA, thirrje udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit për ndërprerjen e luftimeve