Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Tahiri e cilëson historike Marrëveshja e Ekstradimit me SHBA

​Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, njoftoi se ka pranuar letrën e nënshkruar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, përmes së cilës konfirmohet hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Ekstradimit në mes dy vendeve.

“Kjo marrëveshje shënon një akt historik në marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe SHBA-së dhe është garanci e mëtejme se sundimi i ligjit është i pa alternativë dhe lufta kundër krimit do shkojë deri në fund”, shkroi Tahiri.

Ministri i Drejtësisë shtoi se pesha historike e kësaj marrëveshjeje, me vulën e Presidentit Trump, do të lë gjurmë në historinë e shtet ndërtimit tonë dhe do ta markojë Republikën e Kosovës në rangun e një vendi, në të cilin prijësit e demokracisë liberale dhe sundimit të ligjit kanë besim të plotë.

Ndryshe, tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e dy shtetasve kosovarë të kërkuar nga drejtësia amerikane.