Shqipëria firmos një marrëveshje të re ekstradimi me Shtetet e Bashkuara, që zëvendëson traktatin e vitit 1933, të firmosur nga Faik Konica.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, kanë firmosur një marrëveshje ku përditësohen kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët.
Bëhet fjalë konkretisht për vepra penale me karakter financiar, tatimor dhe doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë prej më shumë se një viti.
Gjonaj u shpreh se marrëveshja tregon vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare në drejtim të zbatimit të ligjit dhe forcimit të shtetit të së drejtës. Ajo gjithashtu theksoi se marrëveshja shërben si sinjal i qartë dhe i vendosur ndaj të gjithë shkelësve të ligjit.

-
35 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike SHBA–Shqipëri
-
Osmani në New York flet për sistemin e azilit, shpreh krenarinë për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-në
-
Qeveria e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në për t’i pranuar emigrantët
-
Ekstradohen dy kosovarë në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
SHBA-ja po i shton masat ndëshkuese ndaj mashtruesve me viza