Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Severodonetsku i pushtuar, rreth 8.000 njerëz në “kushte të tmerrshme”

Severodonetsku i pushtuar, rreth 8.000 njerëz në “kushte të tmerrshme”

Rreth tetë mijë njerëz kanë mbetur në qytetin lindor të Ukrainës, Severodonetsk, ndërsa kushtet në të cilat jetojnë ata pritet që shumë shpejt të përkeqësohen, njoftoi të mërkurën CNN-i.

Sipas kreut të administratës ushtarake të këtij vendi, Oleksandr Striuk, këta qytetarë në të ardhmen e afërt do të jetojnë në “kushte të tmerrshme”, pa ujë, gaz apo furnizim me energji elektrike.

Sipas Striuk, forcat ruse kanë shkatërruar bazën materiale të banesave dhe shërbimeve komunale në këtë qytet kyç në rajonin e Donbasit, teksa tani po kërkohet staf për të ndihmuar në rregullimin e tyre, por pothuajse asnjë personel nuk ka mbetur.

Shumë punonjës të shërbimeve dhe të qytetit janë evakuuar më parë.