Senatori demokrat Alex Padilla është larguar me forcë nga konferenca për media e sekretares së Departamentit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem të enjten në Los Angeles, raporton agjencia “AP”. Noem po mbante konferencë për media lidhur me zhvillimet e fundit në Los Angeles.
Padilla tentoi të fliste për bastisjet e imigracionit që kanë çuar në protesta në Kaliforni dhe pjesë tjera të SHBA-së. Por, ai u largua në pranga.
Në një video shihet një agjent i Shërbimit Sekret duke kapur Padillan nga xhaketa dhe duke e dërguar në një dhomë tjetër. Padilla tentoi ta merrte fjalën.
“Unë jam senatori Alex Padilla. Kam pyetje për sekretaren”, bërtiti ai.
Duke u shtyrë me forcat e rendit, ai dëgjohej duke bërtitur “Largo duart”.
Edhe
Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, i dyshuari u vra nga Shërbimi Sekret
Ai më pas ishte lidhur në pranga.
Skenat shokuese kanë bërë që senatorët demokratë të reagojnë.
U kërkua hetim i menjëhershëm dhe u vlerësua si një sulm tjetër ndaj demokracisë nga administrata e presidentit Donald Trump.
Lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, tha se ajo që pa e bëri të ndihej “keq në stomak”.
“Na duhen përgjigje menjëherë se çfarë ka ndodhur. Është e neverishme dhe kaq jo-amerikane”, tha Schumer.
Në një deklaratë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, tha se Padilla “zgjodhi një teatër politik pa respekt” dhe se Shërbimi Sekret “mendoi se ai ishte sulmues”.
Edhe
Trumpi mbështet Shërbimin Sekret pas sulmit të së shtunës
Deklarata pretendoi se Padilla nuk e identifikoi veten – ai e bëri, pasi u largua nga salla e konferencës.
“Padillas iu tha vazhdimisht të tërhiqej dhe ai nuk iu bind urdhrave të përsëritur të zyrtarëve të rendit”, thuhet në deklaratë. “Ata vepruan në mënyrë të përshtatshme”.