Sekretarja për Punë të Brendshme e Britanisë së Madhe, Amber Rudd, vizitoi vendin ku ish-spiuni rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij, Yulia, janë gjetur pa ndjenja pas një sulmi të dyshuar me agjent nervor.
Skripal, 66 vjeç, dhe Yulia, 33 vjeçe, janë në spital prejse janë gjetur pranë një qendre tregtare në Sallsbëri të Anglisë, më 4 mars.
Rudd e vizitoi lokacionin të premten, i cili tani është mbuluar me një tendë të policisë.
Britania ka thënë se do të përgjigjet fuqishëm nëse dalin dëshmi se Moska qëndron prapa incidentit.
Moska ka mohuar çdo përfshirje.
Rreth 180 ushtarë britanikë janë vendosur në Sallsbëri të premten për të ndihmuar hetimet.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia britanike ka zbuluar identitetin e personit të tretë të përfshirë në Rastin Skripal
-
Aty ku u helmua ish-spiuni rus, dy të tjerë në gjendje kritike
-
Vajza e ish-spiunit rus, Skripal, lirohet nga spitali britanik
-
Përmirësohet gjendja shëndetësore e vajzës së spiunit rus
-
SHBA mbështet vendimin e Britanisë për dëbimin e diplomatëve rusë