Shtëpia e Bardhë ka shprehur solidaritet me Britaninë e Madhe dhe ka mbështetur vendimin e saj për t’i dëbuar 23 diplomatë rusë.
Sekretarja për shtyp e Trumpit, Sarah Sanders tha se SHBA dëshiron që të sigurohet se ky sulm i neveritshëm të mos përsëritet asnjëherë. Ajo e ka përshkruar dëbimin e diplomatëve rusë si “thjesht një përgjigje”.
Ish-spiuni rus Sergei Skripal, 66 vjeçar, dhe vajza e tij, Yulia Skripal, 33 vjeçare, mbesin në kushte kritike për jetë në spital, pasi u gjetën pa ndjenja në një stol në Salisbury të Britanisë më 4 mars.
Kryeministrja e Theresa May tha se diplomatët do të dëbohen pasi Moska refuzoi që të japë shpjegime lidhur me përdorimin e një agjenti nervor për helmimin e ish-spiunit rus në Britani.
Moska vazhdon që t’i mohojë zërat se është e përfshirë në çfarëdo forme në këtë sulm
-
Përmirësohet gjendja shëndetësore e vajzës së spiunit rus
-
Rusia do t’i dëbojë 150 diplomatë nga Perëndimi
-
Lavrov konfirmon dëbimin e 60 diplomatëve amerikanë dhe mbylljen e konsullatës së SHBA-së
-
Rusia do të dëbojë 60 diplomatë amerikanë dhe mbyll konsullatën e SHBA-së
-
SHBA dëbon 60 diplomatë rusë të dyshuar si agjentë