Rusia do të dëbojë 60 diplomatë amerikanë si përgjigje ndaj vendimit të fundit të Uashingtonit për të dëbuar numër të njëjtë të rusëve për shkak të rastit Sergej Skripal.
ashtu, Moska ka paralajmëruar mbylljen e konsullatës amerikane në St Petersburg, transmeton KP.
Mbi 25 shtete kanë marrë vendim për dëbimin e diplomatëve rusë në shenjë solidariteti me Britaninë e Madhe në rastin e helmimit të ish-spiunit rus Sergej Skripal.
SHBA ka dëbuar 60 diplomatë rusë dhe ka mbyllur konsullatën ruse në Seattle.
Skipral dhe vajza e tij Yulia janë gjetur më 4 mars pa vetëdije në Salisbury. Gjendja e tyre edhe më tej është kritike dhe për sulm me agjent nervor Britania e Madhe ka akuzuar Rusinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia do t’i dëbojë 150 diplomatë nga Perëndimi
-
Lavrov konfirmon dëbimin e 60 diplomatëve amerikanë dhe mbylljen e konsullatës së SHBA-së
-
Rusia i kundërpërgjigjet SHBA-së duke ia dëbuar diplomatët
-
Mbyllet konsullata britanike në Shën Petërburg pas çështjes Skripal
-
Rusia do të dëbojë një diplomat malazez