Policia angleze jep alarmin. Dy persona i janë ekspozuar një substance të panjohur pranë vendit ku ishte helmuar ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia në mars të këtij viti.
Policia britanike ka njoftuar për një “incident të madh”, pasi dy persona i janë ekspozuar një substance të panjohur afër vendit ku ishte helmuar ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia, transmeton Reuters.
Policia ka thënë përmes një deklarate se një burrë dhe një grua në të 40-at, janë në gjendje kritike pasi janë gjetur në Amesbury, 13 kilometra larg nga vendi ku ishin helmuar Skripalët më 4 mars. Policia ka izoluar zonën kur janë gjetur personat, pavarësisht se zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se rasti nuk besohet se përbën rrezik më të gjerë.
Britania akuzon Rusinë për helmim të Skipalëve me agjent nervor Noviçok, derisa Moska kundërshton çdo keqbërje. Noviçok është krijuar në kohën e Luftës së Ftohtë, në mes të Rusisë dhe Perëndimit, çka ka ndikuar në dëbimin e qindra diplomatëve nga të dyja palët.
Sergei dhe Yulia Skripal ishin gjetur pa ndjenja afër një stoli në Salisbury dhe kanë kaluar javë të tëra duke marrë trajtim shëndetësor. Aktualisht ata janë liruar nga spitali, mirëpo mjekët ende nuk kanë dhënë detaje se si mund të ndikojë helmimi në shëndetin e tyre në të ardhmen.
-
Publikohen video të reja të sulmuesve të dyshuar të Skripalëve
-
Policia britanike ka zbuluar identitetin e personit të tretë të përfshirë në Rastin Skripal
-
Britania akuzon dy rusë për rastin Skripal
-
Policia britanike ka identifikuar të dyshuarit që kanë helmuar Skripalët
-
Dy muaj pas helmimit, ish-spiuni rus lirohet nga spitali