Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara në ndërtimin e një “NATO-je më të fortë”, por dëshiron të sigurohet që “përkushtimi i evropianëve dhe Kanadasë ndaj nenit 3 të jetë po aq i fuqishëm”.
Ky nen nënkupton shpenzimin e të paktën dy për qind të bruto produktit vendor për mbrojtje. E SHBA-ja nën Donald Trumpin ka kërkuar që shpenzimet të rriten në 5 për qind “me urgjencë”.
“NATO-ja është aleancë e mrekullueshme, më e suksesshmja aleancë e mbrojtjes në histori, por për të qëndruar për të ardhmen, partnerët tanë duhet të bëjnë shumë më shumë për mbrojtjen e Evropës. Ne duhet ta bëjmë NATO-n të madhe sërish”, ka thënë Hegseth pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s të enjten në Bruksel.
Hegseth po ashtu ka refuzuar të thotë se SHBA-ja është duke bërë lëshime ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.
-
Shefi i Pentagonit njofton një rishikim 6-mujor të forcave amerikane në Evropë
-
Pentagoni refuzon të konfirmojë angazhimin e SHBA-së ndaj mbrojtjes kolektive të NATO-s
-
NATO-ja ka shtuar shpenzimet e mbrojtjes më 2025 për 20%, thotë Rutte
-
Rutte hap samitin e NATO-s me kërkesën për 5% shpenzime të mbrojtjes
-
NATO-ja përparon drejt kërkesës për rritje të buxhetit