Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Së paku një i vdekur pas zjarrit në një apartament në Bronx

Së paku një person ka vdekur si pasojë e zjarrit në një apartament në Bronx të martën. Zjarri çoi në shembjen e pjesshme të ndërtesës, raporton “NBC New York”.

Policia e New York Cityt ka konfirmuar se një 77-vjeçare ka vdekur dhe dy gra tjera, të moshës 68 dhe 82-vjeçare, janë lënduar, por janë në gjendje stabile. Po ashtu pesë policë janë dërguar në spital si pasojë e inhalimit të tymit.

Shpërthimi fillimisht ishte menduar se ka të bënte me gazin, por raportohet se nuk ka indikacione për këtë.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar dy shpërthime.