Novi Pazar, 4 shtator - Partia e Aksionit Demomkratik (SDA) e Sanxhakut në zgjedhjet për Këshillim Kombëtar të Boshnjakëve do të mbështesë Listën Vetëvetëvendosje. Kështu është shprehur funksionari i SDA-së të Sanxhakut, Ahmedin Shkrijel, raportojnë mediat e atjeshme, transmeton Koha.net.
Shkrijeli ka thënë se do të mbështesin Listën Vetëvendosje për arsye të qëllimeve të përkufizuara qartë, ndër të cilat mbrojtja, realizimi dhe avancimi i të drejtave individuale e kolektive të boshnjakëve.
Sipas tij, një nga qëllimet e kësaj Liste do të jetë harmonizimi i strukturës kombëtare të të të punësuarve në organet shtetërore në komunat e Sanxhakut me strukturën e popullsisë.
Zgjedhjet për këshillat kombëtare të pakicave në Serbi do të mbahen më 4 nëntor, ndërsa pjesëmarrjen në to e ka paralajmëruar edhe Lista e Amës Boshnjake, që do të kryesohet nga Muamer Zukorliq, lider i Partisë së Drejtësisë e të Pajtimit, transmeton Koha.net.
-
Bugaqku: Ankesa e Listës Serbe në PZAP s’ka bazë kushtetuese
-
Thirrja e Petkoviqit që serbët të votojnë LS-në po vlerësohet si ndërhyrje direkte në zgjedhje
-
Serbia ndërhyn sërish në zgjedhjet e Kosovës
-
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare
-
Subjektet e vogla kërkojnë strehë te partitë e mëdha