Parti e SDA e Sulejmana Uglaninit, për shkak të mosbesimit në organet shtetërore të Serbisë, sidomos atyre të Drejtësi e të Policisë, kërkon sërish ndryshime urgjente dhe të pa vonuara në Kushtetutën e Serbisë me qëllimin që të zgjidhet statusi i Sanxhakut dhe i popullit boshnjak, transmeton Koha.net.
Në kumtesën e partisë SDA, të cilën e publikon “veçernje novosti”, theksohet se "organet shtetërore serbe, pikësëpari Drejtësia e Policia, kanë humbur të drejtën dhe kredibilitetin për të vepruar në Sanxhak".
"Për këtë arsye, SDA e Sanxhakut, si parti minoritare parlamentare kërkon ndryshime urgjente e të pashlyeshme të Kushtetutës së Serbisë në mënyrë që përfundimisht të zgjidhet statusi i Sanxhakut dhe i popullit boshnjak në Serbi", theksohet në kumtesë, transmeton Koha.net.
-
Uglanin ua dërgon Serbisë e Malit të Zi platformën për status special të Sanxhakut
-
Boshnjakët kërkojnë nga Beogradi e Podgorica status special për Sanxhakun
-
Uglanin: Vetëvendosje për boshnjakët e Sanxhakut
-
SDA në Sanxhak vendos të mbështesë Vetëvendosjen
-
Sanxhaku i kërkon BE-së të shqyrtojë Kapitujt 23 e 24 për integrimin e Serbisë