Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë të martën përsipër postin e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s në një ceremoni në selinë e kësaj Aleance në Bruksel. Me këtë ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson norvegjezin Jens Stoltenberg. Ky i fundit largohet nga NATO-ja pas një mandati rekord prej 10 vjetësh në krye të Aleancës më të madhe ushtaraske në botë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rutte falënderoi paraaerdhësin e tij Stoltenberg duke thënë se askush më shumë se ai në historin e Aleancës nuk është përballur me sfidat e tilla me të cilat sot po përballet NATO-ja.
Rutte duke folur para gazetarëve në Bruksel përmendi tri prioritete në mandatin e tij. Prioriteti i parë është forcimi që të pëballet me sfidat dhe rreziqet ndaj një miliadrë banorëve të Aleancës së NATO-s, prioriteti i dyta ndihma Ukrainës dhe i treti përballja me sfidat globale.
Rutte ka thënë se duhet të vazhdojë investimi i vendeve anëtare të NATO-s në rritjen e kapaciteteve ushtarake duke nënvizuar se "të gjithë duhet të marrin përsipër pjesën e vet të barrës për sigurinë e përbashkët".
Gjatë fjalimit të tij, si dhe në konferencën për shtyp, më së shumti ka përmndur Ukrainën duke thënë se e sheh këtë shtet duke ecur edhe drejt fitorës në mbrojtjen nga agresioni rus por edhe në rrugë të pakthyeshgme drejt NATO-s.
Edhe
Rutte thotë se duhet të vazhdojë investimi i vendeve anëtare të NATO-s
“Mbështetja e Ukrainës është një gjë e drejtë dhe është investim në mbrojtjen e përbashkët. Çmimi për mos mbështetjen e Ukrainës do të ishte shumë më i lartë sesa mbështetja”, ka deklaruar Rutte.
Për Sekretarin e ri të përgjithshëm të NATO-s edhe bashkëpunim me BE shihet si kyç. Ai ka theksuar se mirëpret angazhimin e BE-së për të rritur kapacitet e mbrojtjes por duke respektuar përshtatjen me NATO-n dhe duke mos krijuar duplifikim sepse interesat, sipas tij, janë të përbashkëta.
Rutte akuzoi edhe Kinën se po e ndihmon luftën e Rusisë në Ukrainë ndërsa nënvizoi se Rusia po merr ndihmë edhe nga Korea e Veriut dhe Irani.
Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s tha se është i bindur se ndihma amerikane për Ukrainën do të vazhdojë kushdo që fiton në SHBA sepse ai ka punuar me të dy kandidatët.
Edhe
Mark Rutte merr në dorë kryesimin e NATO-s
“Kam punuar me Donald Trumpin. Duhet ta pranojmë një gjë. NATO ka rritur shpenzimin për mbrojtje dhe për këtë merita ka edhe Trumpi”, tha Rutte.
As në fjalim e as në konferencë për gazetarë Rutte nuk ka përmendur as Kosovën e as rajonin e Ballkanit Perëndimor por fokusi ka qenë kryesisht në Ukrainë dhe në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të NATO-s.