Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia ua ndalon hyrjen tetë zyrtarëve të BE-së

Autoritetet ruse ua kanë ndaluar hyrjen në vend tetë zyrtarëve të vendeve të Bashkimit Evropian, në shenjë hakmarrjeje për sanksionet që blloku evropian i vendosi Rusisë.

Ministria e Jashtme ruse ka bërë të ditur se në mesin e të ndaluarve janë nënpresidentja e Komisionit Evropian, Vera Jourova dhe presidenti e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Duke e justifikuar vendimin, ministria ka njoftuar se BE-ja po i vazhdon politikat e njëanshme, kufizuese dhe të paligjshme, që kanë në shënjestër qytetarët dhe organizatat ruse.

Veprimet e tilla, sipas ministrisë, nuk lënë asnjë dyshim se qëllimi i vërtetë është frenimi me çdo kusht i zhvillimit të Rusisë. Muajin e shkuar, BE-ja u kishte vënë sanksione dy rusëve të akuzuar për persekutimin e homoseksualëve dhe lezbikeve në rajonin rus të Çeçenisë.

Blloku ka sanksionuar gjithashtu edhe katër zyrtarë të lartë rusë, të afërt me presidentin, Vladimir Putin.