Rusia ka zgjeruar sanksionet ndaj liderëve të Bashkimit Evropian, duke ndaluar disa figura të larta të bllokut të hyjnë brenda territorit të saj.
Në përgjigje të asaj që Kremlini po përpiqet ta portretizojë si politikë anti-ruse, janë sanksionuar zyrtarë të BE-së, ligjvënës, figura publike dhe gazetarë, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Rusisë, raportoi të enjten Reuters.
Masat zbatohen për lidershipin më të lartë të BE-së, duke përfshirë një numër komisionarësh evropianë dhe drejtues të strukturave ushtarake si dhe shumicën prej anëtarëve të Parlamentit Evropian “që promovojnë politika anti-ruse”.
Moska zyrtare ka thënë se lista e saj e zezë përfshinë “përgjegjësit për promovimin e sanksioneve të paligjshme anti-ruse, nxitjen e ndjenjave rusofobike dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të popullatës rusisht-folëse".
-
“Financial Times”: Bashkimi Evropian do të kufizojë lëvizjen e diplomatëve rusë
-
Komisioni Evropian me paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, përshpejtohet ndalimi i gazit rus
-
Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike
-
BE-ja me sanksione kundër prodhuesve rusë të dronëve pas sulmeve masive në Kiev
-
Rusia thotë se është e hapur për dialog me Evropën, por refuzon ultimatumet