Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja aprovon rundin e pestë të sanksioneve kundër Rusisë

BE-ja aprovon rundin e pestë të sanksioneve kundër Rusisë

23: 09 - BE-ja aprovon rundin e pestë të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ka miratuar të enjten, rundin e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, ka bërë të ditur Presidenca franceze e Këshillit të Evropës, njofton CNN-i.

Lajmi i plotë KËTU


Bashkimi Evropian ka miratuar të enjten, rundin e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, ka bërë të ditur Presidenca franceze e Këshillit të Evropës, njofton CNN-i.

23:05 - 4.676 ukrainas u evakuuan të enjten

Edhe BE-ja aprovon rundin e pestë të sanksioneve kundër Rusisë Botë BE-ja aprovon rundin e pestë të sanksioneve kundër Rusisë

4.676 banorë janë zhvendosur të enjten përmes korridoreve të evakuimit, ka njoftuar zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.

Ajo ka bërë të ditur se 3.256 banorë janë larguar nga zonat e Mariupolit, Polohyt, Vasylivkas, Berdianskut dhe Melitopolit, të cilët janë drejtuar për në Zaporizhzhia, raportoi CNN-i.

Lajmi i plotë KËTU.


21:17 - Të gjitha spitalet në rajonin e Luhanskut janë shkatërruar

Të gjitha institucionet shëndetësore dhe spitalet në rajonin e Luhanskut, në lindje të Ukrainës, janë shkatërruar nga forcat ruse, ka thënë të enjten kreu i administratës shtetërore të këtij qyteti, Sergey Gaidai.

“Që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë midis Rusisë dhe Ukrainës, çdo institucion mjekësor në rajonin tonë është bombarduar”, ka shkruar Gaidai në Facebook, raportoi CNN-i.

Lajmi i plotë KËTU.


20:34 - Gjenden 26 trupa nën rrënojat e ndërtesave afër Kievit

Trupat e 26 njerëzve janë gjetur në rrënojat e dy ndërtesave në qytetin Borodianka, në rajonin e Kievit, ka bërë të ditur të enjten, prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, raportoi Sky News.

Lajmin të plotë mund ta lexoni KËTU


19:51 - Sulm ajror në hekurudhën e rajonit të Donetskut, bllokohen tre trena evakuimi

Një sulm ajror në një hekurudhë afër stacionit Barvinkove në Donetsk ka bllokuar tre trena të evakuimit të enjten.

Mijëra udhëtarë që është menduar të evakuohen me trena janë vendosur në stacion, ka njoftuar media ukrainase “Hrmodske”, raportoi “The Guardian”.

Lajmi i plotë KËTU.


19:43 - SHBA-ja po i jep informacione Ukrainës për operacionet në Donbas

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i ofrojnë Ukrainës informacione për operacionet e forcave ruse në rajonin e Donbasit.

“Ne po u ofrojmë atyre informacione për të kryer operacione në Donbas. Kjo është e saktë”, tha Austin, derisa iu përgjigj pyetjes së senatorit Tom Cotton të enjten, raportoi CNN-i.

Lajmi i plotë KËTU.


18:57 - Rusia e pranon se ka humbur shumë trupa nga lufta në Ukrainë: Kjo është tragjedi për ne

Sekretari i shtypit i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov e ka pranuar të enjten për Sky News se Rusia ka pësuar humbje të mëdha të trupave nga lufta në Ukrainë.

Lajmi i plotë KËTU

Image

18:06 - Rusia suspendohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar të enjten pasdite për të suspenduar Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut gjatë një sesioni në New York, raporton BBC-ja.

Ky vendim pason akuzat për krime lufte nga trupat ruse në Ukrainë.

Lajmi i plotë KËTU


17:45 - Kuleba: Beteja për Donbasin do t’ju kujtojë Luftën e Dytë Botërore

Edhe BE-ja me sanksione kundër prodhuesve rusë të dronëve pas sulmeve masive në Kiev Botë BE-ja me sanksione kundër prodhuesve rusë të dronëve pas sulmeve masive në Kiev

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka deklaruar të enjten se beteja për rajonin e Donbasit do të jetë një “përsëritje” e Luftë së Dytë Botërore, raporton CNN.

Lajmi i plotë KËTU


16:54 - NATO-ja pajtohet ta rrisë mbështetjen për Ukrainën

Shtetet anëtare të NATO-s janë pajtuar që ta forcojnë mbështetjen për Ukrainën, ka thënë të enjten Sekretari gjeneral, Jens Stoltenberg, raporton Sky News.

Lajmi i plotë KËTU


16:25 - Gjuetia për superjahtet e rusëve

Jahte të miliarderëve rusë po sekuestrohen gjithandej botës për shkak të sanksionimit nga Perëndimi

Një superjaht i lidhur me emrin e Roman Abramovichit është detyruar të largohej nga një port në Turqi, pasi fuqitë perëndimore kanë shtuar presionin ndaj oligarkëve rusë

Lajmi i plotë KËTU

Image

12:22 - Ukraina: Më shumë se 100.000 banorë duhet të evakuohen nga Mariupoli

Më shumë se 100.000 njerëz duhet të evakuohen urgjentisht nga Mariupoli, ka thënë kryetari i këtij qyteti, Vadym Boichenko.

Ai ka thënë se situata në këtë qytet port është katastrofale sa i përket anës humanitare, shkruan Sky News.


9:58 - Rusia thotë se ka shkatërruar katër objekte të magazinimit të karburantit në Ukrainë

Bombardimet ruse kanë shkatërruar katër objekte të magazinimit të karburantit në qytetet Mykolayiv, Kharkiv, Zporizhzhia dhe Chuhuiv gjatë natës, ka thënë Ministria e Mbrojtjes ruse.


9:35 - Zelensky: Rusia po i fsheh trupat e të vrarëve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po provon të fshehë prova për vrasjen e civilëve në disa pjesë të Ukrainës nga forcat ruse.

“Ne kemi informata se ushtria ruse ka ndryshuar taktikat dhe ata po mundohen t’i pastrojnë rrugët dhe bazamentet në territoret e okupuara nga trupat e vdekur, nga ukrainasit e vdekur. Është në përpjekjet e tyre të fshehin provat, por ata nuk do t’ia dalin sepse janë vrarë shumë njerëz”, ka thënë ai, shkruan Sky News.


8:36 - Zelensky bën thirrje që të bojkotohet tërësisht nafta ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka mirëpritur valën e re të sanksioneve që i janë vendosur Rusisë, por ka thënë se ato nuk janë të mjaftueshme, raporton BBC të enjten.

Në video-adresimin e tij të fundit, Zelensky i ka bërë thirrje Perëndimit që të shkoi edhe më larg dhe të bojkotojë tërësisht përdorimin e naftës ruse.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU. 


Zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së kanë thënë se tërheqja e Rusisë nga rajonet e Kievit dhe Chernihivit tashmë ka përfunduar, shkruan BBC të enjten.

"Forcat ruse pranë Kievit dhe Chernihivit kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga zona për t'u rikonsoliduar në Bjellorusi dhe Rusi", u tha gazetarëve të mërkurën një zyrtar i Pentagonit.

“Vladimir Putin ka arritur zero nga qëllimet e tij strategjike. Ai po merr kontrollin e një qendre të vogël popullsie, por nuk e kanë marrë Kharkivin”, ka thënë ky zyrtar.

Tërheqja e tërësishme vjen disa ditë pasi Rusia njoftoi se do të përqendrojë përpjekjet e saj në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit, duke folur në kushte anonimiteti, ka thënë se trupat ruse mund të kthehen në Kiev në të ardhmen dhe se mbetet e paqartë nëse trupat që tërhiqen do të kthehen.

Edhe BE-ja vendos sanksione për rrëmbimin nga Rusia të mijëra fëmijëve ukrainas Botë BE-ja vendos sanksione për rrëmbimin nga Rusia të mijëra fëmijëve ukrainas

Sipas Institutit për Studimin e Luftës, njësitë ruse që tërhiqen nga rrethi i Kievit nuk kanë gjasa të "rifitojnë efektivitetin luftarak për ca kohë".

Nga 130 batalionet ruse që janë dërguar në Ukrainë, më shumë se 80 mbeten ende në vend, ka thënë zyrtari.