Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja aprovon rundin e pestë të sanksioneve kundër Rusisë

BE-ja aprovon rundin e pestë të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ka miratuar të enjten, rundin e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, ka bërë të ditur Presidenca franceze e Këshillit të Evropës, njofton CNN-i.

Masat e reja përfshijnë ndalimin e importeve të thëngjillit rus, e po ashtu eksportin e armëve të Rusisë.

Paketa e re përfshin po ashtu mbylljen e porteve të BE-së për anijet ruse dhe një ndalim për eksportet e produkteve teknologjike në Moskë.

Teksti ligjor që përfshin emrat e "oligarkëve, aktorëve të propagandës ruse, anëtarëve të aparatit të sigurisë dhe subjekteve në sektorin industrial e teknologjik" do të publikohet zyrtarisht të premten.

Artikuj të ngjashëm