Eksplodime janë dëgjuar në orët e hershme të së shtunës rreth Kievit dhe në qytetin më perëndimor, Lviv, kanë bërë të ditur mediat lokale, raporton Sky News.
Tingujt e alarmit janë dëgjuar herët në mëngjes në Kiev si paralajmërim për qytetarët për sulme të mundshme nga ana e Rusisë.
Pavarësisht raportimeve, zyrtarisht nuk janë konfirmuar ende sulmet në këto dy qytete.
Deri tani raportohet se vetëm rreth Kievit janë vrarë mbi 900 civilë ukrainas.
Rusia ka paralajmëruar të premten se do të intensifikonte sulmet në Kiev pasi luftanija e saj “Moskva” është fundosur si pasojë e një sulmi ukrainas në drejtim të saj.