Rusia është e gatshme të rifillojë bisedimet për kontrollin e armëve me Shtetet e Bashkuara, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.
Agjencia e lajmeve RIA citoi Ryabkov të thoshte se Moska dhe Uashingtoni mbeten në kontakt të vazhdueshëm, por se Kremlini nuk sheh shenja se Uashingtoni është gati të vazhdojë një dialog për Ukrainën.
Megjithatë, ai shtoi se propozimet për garancitë e sigurisë që Rusia ia kishte dërguar SHBA-së dhe NATO-s përpara se trupat ruse të hynin në Ukrainë muajin e kaluar, nuk ishin më të vlefshme pasi situata tani ka ndryshuar plotësisht.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia e gatshme për bisedime bërthamore me SHBA-në
-
Rusia nuk do të pranojë bisedimet për armët sipas kushteve të SHBA-së
-
Rusia kërkon sërish negociata me Ukrainën pas vendimit për tanke nga aleatët perëndimorë
-
Putin: Rusia është e gatshme të diskutojë masat e sigurisë me SHBA-në dhe NATO-n
-
Rusia e hapur për bisedime me SHBA-në, s’do të nxitojë t’i përgjigjet letrës