Në Rusi janë regjistruar 6595 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Është shifra më e lartë në më tepër se dy muaj dhe infeksionet e reja në Moskë e kanë kaluar shifrën 1000 për herë të parë që nga fundi i qershorit, raporton agjencia Reuters.
Rusia ka zbutur masat në fillim të qershorit, dhe shumë shitore, biznese dhe rrjete të transportit në Moskë tash janë duke operuar si zakonisht.
Udhëzimet për mbajtje të distancës sociale mbesin në fuqi dhe njerëzit duhet të mbajnë maska në shitore dhe transport publik në Moskë, ndonëse ka të atillë që nuk i respektojnë masat.
Pasagjerëve që vijnë nga jashtë i matet temperatura me skaner të veçantë me rreze infra të kuqe dhe në shumë bare dhe restorante në Moskë u matet temperatura konsumatorëve.
Në Moskë janë regjistruar 1050 raste të të reja me koronavirus.
Po ashtu është raportuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 149 persona si pasojë e COVID-19. Shifra totale e të vdekurve ka arritur në 19.948. Ndërkohë e të infektuarve në 1.128.836.