Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Më shumë se 28 mijë raste të reja me Covid-19 në Rusi

Rusia ka raportuar një shifër shumë të lartë të rasteve të reja me koronavirus mëngjesin e kësaj të premteje.

Sipas the Guardian, në Rusi janë raportuar 28.552 raste të reja me Covid-19, prej të cilave 6.937 vetëm në Moskë.

Shifra e të infektuarve që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 2.7910.220.

Autoritetet kanë thënë se janë regjistruar 611 viktima, duke e çuar numrin e tyre në total 49.762.

Mediat ruse shkruajnë se Rusia ka 19.123 raste aktive për 1 milion banorë dhe 341 viktima për 1 milion banorë, duke u kthyer një ndër vendet më të prekur prej pandemisë.

Sakaq Rusia po punon edhe me vaksinimin e popullatës në tërësi.