Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia regjistron mbi 180 mijë raste të reja me koronavirus

Rusia ka raportuar shifër rekorde të rasteve të reja me koronavirus. Në Rusi në 24 orët e fundit janë regjistruar 180.071 raste të reja me koronavirus.

Kjo rritje e numrit të rasteve thuhet se është si pasojë e variantit Omicron.

Numri i rasteve i regjistruar në 24 orët e fundit në Rusi është për afro 2800 më i madh se i një dite më parë. Ndërsa shifrat janë dukshëm më të mëdha sesa ato në mesin e janarit, kur kishte rreth 17 mijë raste ditore.

Në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar 661 të vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë Rusia ka raportuar 12.8 milionë raste të infeksionit me koronavirus, dhe 335.414 të vdekur.