Vdekjet nga koronavirusi kanë regjistruar vlera rekorde të martën në Rusi, dy ditë pasi u kthyen masat e izolimit në shumicën e vendit.
Task-forca e shtetit kundër koronavirusit ka raportuar 1211 raste të vdekjes, ditën më të rëndë që kur ka nisur pandemia, dhe 39 mijë e 160 raste të reja.
Që nga fundi i tetorit ky shtet ka raportuar vazhdimisht rreth 40 mijë raste të reja dhe 1100 vdekje për ditë.
Më pak se 40 për qind e 146 milionë qytetarëve të Rusisë janë vaksinuar tërësisht kundër COVID-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia regjistron numrin më të madh të rasteve ditore me koronavirus
-
Rusia shënon për herë të parë 1,000 vdekje në ditë si pasojë e COVID-19
-
Rritet numri i të vdekurve nga COVID-19 në Rusi
-
481 të vdekur nga COVID-19 në Rusi gjatë 24 orëve të fundit
-
447 vdekur nga COVID-19 në Rusi gjatë 24 orëve të fundit