Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia në pikun e pandemisë, 1.247 të vdekur në 24 orë

Rusia ka konfirmuar rekord ditor të vdekjeve nga koronavirusi.

Shteti rus këtë të enjte ka arritur shifrën prej 9 milionë të infektuarve që prej fillimit të pandemisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se 1 mijë e 247 persona kanë vdekur vetëm të enjten, ndërkaq numri ditor i të infektuarve ishte 36 mijë e 626.

Gjatë kësaj jave shteti rus ka mbyllur të gjitha bizneset me qëllim që të parandalojë përhapjen e madhe të koronavirusit. /ap